Thinking ...
Connect with us

Kronike

Sulmoi me drapër ish-vjehrrin e tij/ Arrestohet daja i deputetes Zegjine Çaushi

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Roskovec, pasi dyshohet se ka plagosur me drapër ish-vjehrrin e tij, 67-vjeçarin Enver Gremaj. I arrestuari është identifikuar si Bledar Bakaj, daja i deputetes Zegjine Çaushi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Suk të Roskovecit. 52-vjeçari dyshohet se është konfliktuar me ish-vjehrrin e tij për motive të dobëta dhe më pas e ka goditur me një mjet prerës, drapër, duke e plagosur në këmbë.

Nga hetimet paraprake rezulton se Bakaj kishte shkelur edhe një urdhër mbrojtjeje të vendosur nga gjykata në favor të ish-bashkëjetueses së tij, vajza e 67-vjeçarit. Sipas policisë, ai kishte shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka nisur konflikti.

Pas ngjarjes, 52-vjeçari është larguar nga vendi, por është kapur nga policia rreth 30 minuta më vonë, pranë banesës së tij në fshatin Mbërsh të Roskovecit.

I plagosuri, Enver Gremaj, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Bakaj akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement