Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Po e marr veten…Pas arrestit në shtëpi, Jozi jep mesazhin e parë pranë një oxhaku

Pak ditë pas vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të çështjes ndaj Edi Kuçit, këngëtari Jozi ka bërë reagimin e parë publik.

Ai ka zgjedhur rrjetet sociale për t’u drejtuar ndjekësve, duke publikuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet pranë një oxhaku, duke lexuar një libër.

Krahas fotos, këngëtari ka ndarë edhe një mesazh falënderimi për të gjithë ata që janë interesuar për të dhe i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe.

“Duke e marrë veten! Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen. Projekti i ri së shpejti. Ju dua”, shkruan Jozi.

Në postimin e tij, ai ka përzgjedhur edhe këngën “Së shpejti”, një detaj që duket se shoqëron mesazhin e tij për rikthimin në muzikë.

Me këtë reagim, Jozi duket se synon t’u përcjellë ndjekësve një mesazh pozitiv, duke treguar se po e kalon këtë periudhë dhe se po përgatitet për një projekt të ri muzikor.

Ky është reagimi i parë publik i këngëtarit pas vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë.

Pas “arrestit në shtëpi”, Jozi jep mesazhin e parë

Advertisement