Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Zbulohet lista e parë e BBVK5/ 10 personazhet që pritet të hyjnë në shtëpi

“Big Brother VIP Kosova 5” pritet të nisë në javën e parë të tetorit dhe ndërsa data e startit afrohet, kanë nisur të qarkullojnë edhe informacionet e para për personazhet që mund të bëhen pjesë e edicionit të ri.

Gazetari i Klan Kosova, Agon Rexhepi, ka publikuar disa detaje mbi një listë të mundshme me 10 profile që, sipas informacioneve të tij, mund të jenë pjesë e spektaklit. Megjithatë, ai nuk ka konfirmuar shumicën e emrave, duke dhënë vetëm disa indicie për identitetin e tyre.

Mes personazheve të përmendur janë një këngëtar mbi 55 vjeç, një këngëtare e muzikës popullore rreth të 50-ave dhe një moderatore e njohur, e cila nuk është shfaqur në ekran gjatë një ose dy viteve të fundit.

Në listë raportohet gjithashtu se ndodhet një reper i ri, i cili ka arritur sukses në muzikë dhe ka pasur përplasje artistike me emra të njohur si Fero dhe Don Xhoni.

Një tjetër profil është ai i një gazetareje që ka lidhje familjare me një këngëtare të njohur, ndërsa mes emrave të mundshëm përmendet edhe një influencer i bërë i njohur për imitimin e personazheve të tjera të rrjeteve sociale.

Rexhepi ka dhënë edhe disa prej indicieve më konkrete, duke përmendur një këngëtar të njohur për lëvizjet e tij, një profesoreshë me emrin Kaltrina dhe një regjisore.

Megjithatë, këto mbeten vetëm profile të mundshme dhe jo një listë zyrtare e banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5”. Emrat përfundimtarë pritet të konfirmohen nga produksioni para nisjes së spektaklit.

Advertisement