Pinknews
“Marre! Sot më dhemb Kosova”/ Elvana Gjata e përlotur pas vendimit në Hagë
Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së ka sjellë reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri. Mes personazheve publike që kanë reaguar është edhe këngëtarja Elvana Gjata.
Përmes një postimi në “Instastory”, Gjata e ka cilësuar vendimin si një padrejtësi ndaj një populli që, sipas saj, luftoi për mbijetesë dhe liri.
Në reagimin e saj, këngëtarja ka përmendur viktimat e luftës, familjet që humbën të afërmit dhe sakrificat e popullit të Kosovës. Ajo ka deklaruar se historia e Kosovës nuk mund të shkëputet nga rrethanat që, sipas saj, çuan në luftën e UÇK-së.
Gjata ka shkruar gjithashtu se liria e Kosovës është rezultat i një sakrifice të madhe dhe se vendimi gjyqësor nuk mund të ndryshojë, sipas saj, faktin që Kosova është sot e lirë.
Reagimi i plotë i Elvana Gjatës:
“Kjo është pa-Drejtësia më e madhe e bërë ndaj një populli që luftoi për mbijetesën! Për të drejtën për të lindur e rritur fëmijët në tokën vet, në gjuhën e vet, me kulturën dhe zakonet e veta!
MARRE!
Sot më dhemb Kosova. Më dhemb për ata që dhanë jetën, për nënat që humbën fëmijët, për familjet që humbën gjithçka dhe për një popull të tërë që luftoi jo për të marrë tokën e askujt, por për të mos u dëbuar nga e veta.
Liria e Kosovës nuk ishte dhuratë. U pagua shtrenjtë. Me jetë. Me gjak. Me dhimbje që ende sot jeton në mijëra familje.
Historia e një populli nuk mund të rishkruhet duke harruar pse ai u detyrua të luftonte.
UÇK-ja lindi nga nevoja për liri dhe mbijetesë.
Kosova është e lirë.
Dhe këtë të vërtetë nuk e dënon dot askush”.
