Thinking ...
Connect with us

Politike

Pas më shumë se 20 vitesh bashkë, deputeti socialist humb bashkëshorten

Deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin, shkrimtari dhe eseisti Loer Kume, ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, Lorinës.

Përmes një mesazhi të ndjerë, Kume ka ndarë lajmin me të afërmit, miqtë dhe personat që kanë njohur familjen e tyre. Ai e përshkruan Lorinën si bashkëudhëtaren e tij të jetës, gruan, shoqen dhe nënën e dy fëmijëve të tyre.

Kume tregon se ata ishin njohur që në moshën 18-vjeçare dhe kishin ndarë së bashku më shumë se dy dekada jetë. Sipas tij, Lorina prej kohësh përballej me një sëmundje, ndërsa gjatë kësaj periudhe kishte treguar forcë dhe qëndrueshmëri.

Në mesazhin e tij, Kume e përshkruan bashkëshorten me një varg rolesh dhe kujtimesh personale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj.

“Lorina, Lori, Lorushi, dashuria ime që 18 vjeç, më shumë se gjysma ime, shpirti im binjak, shtëpia ime, gruaja, e dashura, shoqja, mësuesja ime, nxënësja ime, busulla ime, […] gjithçkaja e madhe, nëna e fëmijëve tanë, dy mrekullive, sot na la vetëm”, shkruan ai.

Deputeti shprehet se familja dhe njerëzit që e kanë njohur do të mbajnë si trashëgimi kujtimin e saj, ndërsa vlerëson forcën që ajo tregoi gjatë përballjes me sëmundjen.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të shtunën, më 19 shtator 2026. Pritjet do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të mërkurën, nga ora 09:00–13:00 dhe 16:00–21:00, pranë Agjencisë Leba, në lagjen nr. 6, Rruga “Andon Naçi”, Durrës.

Advertisement