Aktualitet
Prej 4 muajsh po përjetonte abuzim seksual, arrestohen tezja dhe kushëriri i së miturës
Një rast i rëndë abuzimi seksual ndaj një 12-vjeçareje në Tiranë është zbuluar pas ndërhyrjes së shkollës, ndërsa policia ka arrestuar dy familjarë të saj.
Sipas të dhënave të bëra publike, ngjarja kishte nisur disa muaj më parë, kur tezja 32-vjeçare e vajzës dyshohet se i kishte ekspozuar materiale pornografike dhe më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Më tej, sipas hetimeve, vajza dyshohet se ishte abuzuar edhe nga kushëriri i saj 29-vjeçar.
Rasti u sinjalizua nga shkolla pasi e mitura kishte shpërndarë një prej materialeve te shoqet e saj. Pas sinjalizimit, policia nisi hetimet për të dokumentuar rrethanat dhe personat e përfshirë.
Psikologia Jonida Haxhiu e lidhi raste të tilla edhe me mungesën e komunikimit mes prindërve dhe fëmijëve, duke theksuar rëndësinë e komunikimit brenda familjes.
Sipas saj, edhe nëna e të miturës kishte qenë në dijeni të situatës gjatë javëve të fundit, por nuk kishte komunikuar për rastin.
Për ngjarjen, Policia e Tiranës ka arrestuar tezen 32-vjeçare, e cila ishte e martuar, dhe kushëririn 29-vjeçar të 12-vjeçares. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.