Aktualitet
Mbeten të paqarta rrethanat/ Dyshohet se dëmtoi dorën me grirëse mishi, foshnja niset drejt Traumës
Një foshnje 1-vjeçare është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se ka dëmtuar dorën me një grirëse mishi.
Ngjarja ka ndodhur në Skrapar, ku fëmija ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, është vendosur transportimi i saj me helikopter drejt kryeqytetit.
Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, foshnja ndodhet në sallë, nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.