Aktualitet
E diela surprizon me motin, diell në jug dhe reshje në zonat malore
E diela do të sjellë një mot të ndryshueshëm në të gjithë vendin, ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese, por nuk do të mungojnë as reshjet e pakta të shiut.
Në zonat malore priten më shumë vranësira dhe reshje të lehta, ndërsa jugu dhe zonat bregdetare do të kenë kushte më të qëndrueshme atmosferike, me intervale të gjata me diell.
Në orët e mëngjesit, temperaturat do të luhaten nga 14°C deri në 23°C.
Gjatë mesditës, temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke arritur deri në 29°C në disa zona të qendrës dhe jugut të vendit.
Më shumë vranësira priten në zonat veriore dhe lindore, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në jug do të ketë më shumë intervale me diell.
Pra, e diela do të jetë një ditë me diell, vranësira dhe reshje të izoluara, ndërsa temperaturat e larta do të mbeten karakteristikë e orëve të mesditës.