Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

“Nuk është bordello këtu…”/ Shqiptari përplaset me turistët për veshjet e tyre

Një video e publikuar në rrjetet sociale dhe e dërguar në redaksinë e JOQ Albania ka hapur debat për një përplasje verbale mes një burri shqiptar dhe disa turistëve të huaj në një lokal në Tiranë.

Në pamjet e publikuara, burri u drejtohet turistëve duke komentuar mënyrën se si janë veshur. Një prej personave që ndodhet me grupin i kërkon të largohet dhe të mos i shqetësojë.

Debati vijon për disa momente, ndërsa personi që po filmon i thotë shqiptarit se po e regjistron pikërisht për shkak se po i shqetëson.

“Çfarë veshin njerëzit nuk ka lidhje me ty. Ti nuk je ai që po e vesh, kështu që pse të shqetëson?”, dëgjohet t’i drejtohet njëri prej turistëve.

Në një tjetër moment dëgjohet një koment në shqip: “Ne nuk lëmë në lagje të kalojnë nudo me brekë.”

Turistët shprehen se janë me pushime dhe se nuk ndihen rehat nga mënyra se si po u drejtohet personi.

Situata tensionohet më tej kur dëg përgjigjet se është “polic, për parkimin”. Megjithatë, nga pamjet e videos nuk mund të konfirmohet nëse personi është punonjës policie apo nëse ka ndonjë funksjohet shprehja: “Kjo është Shqipëria, nuk jemi në Xhamajkë.”

Gjatë debatit, personi pyetet nëse është polic. Ai përgjigjet se është “polic, për parkimin”. Megjithatë, nga pamjet e videos nuk mund të konfirmohet nëse personi është punonjës policie apo nëse ka ndonjë funksion zyrtar.

Po ashtu, videoja nuk sqaron se çfarë ka ndodhur përpara momentit të regjistruar dhe nëse ka pasur ndonjë arsye tjetër që ka shkaktuar ndërhyrjen e tij.

Rrethanat e plota të incidentit, identiteti i personave dhe statusi i burrit mbeten për t’u verifikuar.

Advertisement