Thinking ...
Connect with us

Kronike

Vrasja e Artan Myrtajt/ RENEA zbarkon në Kamëz, kontrolle në banesat e Ervis Lamit, nipit dhe mikut të tij

Atentati i ndodhur në Sarandë, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj, ka vënë në lëvizje forcat RENEA, të cilat kanë zhvilluar kontrolle në Kamëz në kuadër të hetimeve për ngjarjen.

Kontrollet janë kryer në banesën e Ervis Lamit, në banesën e nipit të tij, si edhe në banesën e një personi tjetër me të cilin dyshohet se kanë lidhje shoqërore. Sipas burimeve, gjatë kontrolleve nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm apo provë që mund të lidhet me atentatin.

Ervis Lami është një emër i njohur për autoritetet dhe, sipas të dhënave të hetimit, dyshohet se drejton një grup kriminal që vepron në Sarandë dhe Tiranë. Megjithatë, këto janë dyshime të hetimit dhe nuk përbëjnë një përcaktim përfundimtar gjyqësor.

44-vjeçari Artan Myrtaj ishte liruar së fundmi nga burgu, ku kishte qëndruar nën dyshimin për përfshirje në ngjarjen e korrikut 2025, ku mbetën të plagosur dy persona të afërt me Ervis Lamit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e autorëve, motivit dhe lidhjeve të mundshme që mund të kenë çuar në vrasjen e 44-vjeçarit.

Advertisement