Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Ambasadorja e BE-së takon kreun e SPAK/ Mesazhi për luftën ndaj korrupsionit

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.

Në qendër të takimit ishte puna e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe roli i institucionit në forcimin e shtetit të së drejtës.

Delegacioni i BE-së rikonfirmoi mbështetjen për një SPAK të pavarur dhe efikas. Ambasadorja Moreira de Sousa deklaroi se Bashkimi Evropian do të vijojë të mbështesë punën e institucionit në këto fusha.

“Rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas”, u shpreh ambasadorja.

Ajo theksoi gjithashtu se rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Advertisement