Thinking ...
Connect with us

Politike

“Njerëz pranë pushtetit më kërcënojnë”, Ahmetaj mesazh Ramës: Asgjë nuk më ndal

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është shfaqur sërish në media, teksa komentoi një video me kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij, të publikuar në rrjetet sociale.

Ahmetaj tha se nuk e sheh çështjen vetëm si një kërcënim të izoluar nga një individ, por si pjesë të një klime që, sipas tij, është krijuar nga deklaratat dhe qëndrimet e figurave politike. Ai deklaroi  se ka marrë kërcënime që lidhen edhe me fëmijët e tij. Sipas tij, ai u është drejtuar edhe strukturave shtetërore për situatën, por nuk ka marrë mbrojtjen e duhur.

– Tani ju e keni parë sepse është një video e ditës së shtunë dhe e keni parë këtë video. Cili është ndjesia e parë që ju ndjetë kur e patë këtë video? Ose për ta bërë pyetjen më thjeshtë, a ndiheni realisht i kërcënuar nga një personazh i tillë?

Arben Ahmetaj: Nuk është çështje e personazhit, është çështje tek frymëzimi që këta lloj njerëzish, nuk ka rëndësi me kartelë, pa kartelë, gjejnë në reflektim të plotë të qëndrimit të kreut të organizatës. Po ja, ju jeni, pesë duke përfshirë dhe ty Çim se ti je dhe, le të themi gazetar edhe drejtuesi. Jeni pesë personazhe të nderuar. A nuk ju ngjan ky me kreun e organizatës kur doli përpara PS-së dhe tha, po të isha unë gjyqtar dhe prokuror, do ishte shumë më keq për Arben Ahmetajn, për mua. Diferenca është që…

 -Zoti Ahmetaj, është interesante kjo pyetje që bëhet. E di se me kë ngjan ky mua? A ju kujtohet një foto e Ramës me spageti dhe me kapuç në kokë në vitet ’94-’95, që në krahët e kësaj foto të Ramës i publikuam dhe kartelën dhe të gjithë thonin mos u merrni se është i sëmurë mendor. E mban mend foton e ’94-’95? Kishte pak a shumë këtë portret.

Arben Ahmetaj: Zoti Peka me respekt, me respekt të pyetjes tuaj do t’ju kthej një përgjigje pa marrë kohë të katër anëtarëve të panelit, të katër anëtarëve të nderuar. Unë nuk merrem me, unë nuk jam si kreu i organizatës që ty të thotë Çimi e prapanicës, mua më thotë syzgurdulluari. Nuk merrem fare me pamjet. Unë merrem me thelbin. Domethënë në një shoqëri ku të gjithë fillojnë e mos e kështu e ka ky, e mos e ky është i çmendur, e mos e ky ka lajthitur, e mos e ky është pervers, e mos e kështu është Edi Rama, e mos e ky jo… jo. Ka shkarë shoqëria dhe ky lloj kërcënimi, si i mbroj unë fëmijët e mi? Nuk kam nevojë ta them as te Syri, as te Buza. Unë jam me librin e vjetër. Kur të vijë historia e jetës, nëse, o zot, mos ardhtë kurrë. Por unë jam me frymëzimin. Këto që thotë ky djali, me mendje, pa mendje, me kartelë, pa kartelë, të gjitha këto i ka bërë kreu i organizatës, është marrë me familjen time. Me gruan, me ish-gruan, është marrë me fëmijët, thellësisht. Në Londër. Madje në dosje është përmendur qindra herë dhe Keilis. I është kontrolluar dhe llogaria minore e Keilis. I është refuzuar të marrë para për të ngrënë bukë, nga gjykata, nga segmente të gjykatës që janë të lidhura drejtpërdrejtë me kreun e organizatës. Domethënë, në korridoret e plaçkitjes dhe të kreut të organizatës, këto që thotë ky, këto kërcënime që thotë ky, thuhen gati përditë, se unë kam veshë në korridoret e kreut të organizatës.

Advertisement