Thinking ...
Connect with us

Politike

Armët, tenderat dhe trafiku/ Shehaj: Zyrtarët dolën të mbroheshin, por bënë autogol me deklaratat e tyre

Ekspertja e financave Brisida Shehaj ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përgjimet dhe akuzat për trafikun e armëve, të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Shehaj u ndal te deklaratat publike pas publikimit të përgjimeve, duke argumentuar se mënyra e reagimit të personave të përfshirë dhe e kompanisë që pranoi autenticitetin e përgjimit, por e cilësoi atë të paautorizuar, sipas saj, ngritën edhe më shumë pikëpyetje.

Shehaj theksoi veçanërisht përmbajtjen e bisedave, ku, sipas saj, flitej për tendera, armë, ambulanca, makina dhe mënyrën e prodhimit e paketimit të tyre jashtë vendit, ndërsa Shqipëria përmendej si vend për paketimin. Ajo lidhi këto zhvillime edhe me pyetjet e opozitës drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes gjatë muajve të fundit për prodhimin e armëve dhe kompaninë KAYO, duke deklaruar se përgjimet, sipas saj, i japin një tjetër dimension denoncimeve të bëra më herët.

Intervista në studio:

Shehaj: Është shumë interesante të shohësh zhvillimin. Pasi nga zhvillimi se si reagojnë, ti kupton se në çfarë sikleti dhe në hall janë ata. Sigurisht dy ditët e para, mbaj mend në të hënën dolën, të martën mbaj mend që u trajtua edhe në një emision të një televizioni. Tek i njëjti emision të enjten, tek Opinioni…

Peka: Tek Opinioni.

Shehaj: Që u bë temë, që u trajtua dhe u trajtua shumë mirë nga njerëzit që ishin ftuar aty.

Peka: E vërtetë.

Shehaj: Dhe më pas unë mendova që do kalonte, sepse normalisht ne të gjithë në Shqipëri jetojmë edhe e dimë pak a shumë, sigurisht edhe kur jemi pjesë e tregut mediatik, pra ti e di pak a shumë se çfarë do ndodhi, çfarë emisioni është, çfarë temash janë, e merr vesh nga të ftuarit e kështu me radhë. Urgjenca me të cilën u bë emisioni më pas tek Opinioni dhe mënyra që ata nuk u përballën kurrë me panel, sepse një njeri që është i qetë, është rehat, një zyrtar, një zonjë biznesmene kaq e suksesshme që ka shkuar aty USAID, ku di unë, UN, NATO, Ambasada Amerikane, të gjithë kanë blerë makina aty… Pra vinte UN-i, blinte makinat te kjo për t’i çuar, ato ambulancat te kjo për t’i çuar në Ukrainë. Pra se UN-i nuk kishte asnjë vend tjetër ku mund t’i prodhonte, por vetëm kjo mund t’i prodhonte në Shqipëri. E kuptoni çfarë është bërë pra, në një kompani, kjo zonja mund të dilte dhe mund të përballej dhe të thoshte gjëja ja ku jemi, edhe Ardi të vinte duke lexuar në celular, mund të dilte. Por çfarë bën? Dhanë intervista, ku kuptoheshin fare qartë, që po t’i dëgjoje ato intervista, që pashë zotin Këlliçi në fillim i kishte dëgjuar me shumë vëmendje dhe Ardi Veliun që ishte vërtet qesharak ta dëgjoje, ata bënë autogol. Më pas prapë u merr, dëgjon çfarë thotë ai zotëria aty, dhe është një autogol i pastër dhe i qartë. Del dhe zv.ministrja, ok dhe ajo një dramë e gjysmë. Mbaron emisioni dhe ata kuptojnë që ai emisioni nuk i kishte shërbyer për asgjë, por vetëm se i kishte zhytur akoma edhe më në vepër penale. Del kompania që ishte qershia mbi tortë, del kompania dhe thotë: “Ne e njohim, ne kishim takim pune, biznes nuk kemi bërë, përgjimi është, por është i paautorizuar”. Por ndërkohë kompania, e para i bëri një interes shumë të madh publik dhe e falënderojmë, që i tha shqiptarëve që përgjimi është i saktë, dhe e dyta në fakt, aty ku ne kompaninë nuk e falënderojmë, dhe që lidhet pikërisht me atë përgjimin e fundit, pra ne jemi këtu për të bërë punët e pista. Unë nuk pashë te këto përgjimet ata zotërinjtë të ishin ndjerë të fyer dhe të ishin çuar nga kjo. E dyta ata nuk thanë se kush po e prezantonte Ronin dhe pse flisnin me Ronin për lejen në KKT. Pse flisnin me Ronin për vendimet e Këshillit të Ministrave? Pse flisnin me Ronin dhe i thoshte Roni: “Çfarë letra zyrtare mo? Se atë ministrin e Energjitikës e gjej te kasafortat e mia unë, merrem unë me atë punë”. Pra këta kanë vazhduar dhe mbi të gjitha ata flisnin që i thoshte Roni: “Unë ju jap juve thesin e gazit, ju do më jepni mua ambulanca, makina dhe armë, tendera atje”. Ky i thoshte: “Unë këtu mos e vrisni mendjen se ua bëj pa tender”, këta i thoshin: “Dëgjo, mirë e ke ti, po atë procedurën e tenderit duhet ta bëjmë ne aty, e bëjmë si e bëjmë”. Dhe e mësonte kjo femra që thoshte: “Ne e gjejmë çfarë duhet, e gjejmë atë agjencinë në Ukrainë se kush ka lekë, i themi asaj firmose, pastaj e çojmë te qeveria dhe i kryejmë këto punët”. Dhe në fund fare flisnin deri në detaje se ku do prodhoheshin armët në Sudan, në Nigeri, sa do kushtojnë, si do kushtojnë, si do bëhet, dhe thotë ai: “Ku e do paketimin?” i thotë ai. “Po në Shqipëri” thotë ky “sigurisht”. Nga Shqipëria, vend i NATO-s, dhe i çojmë në atje. Dhe perla e perlave është që gjithë këtë gjë, edhe për SPAK-un tonë që fle gjumë, dhe për gjithë shqiptarët ta kuptojnë, ka 5 muaj që ministri i Mbrojtjes nuk i përgjigjet 23 apo 28 pyetjeve, se nuk e mbaj mend mirë shkresën e Belindit, që pyetet për trafikun, për armët, pra prodhimin e armëve, ku është fabrika, pyetet për KAYO-n, si ndryshuan përqindjet e kështu me radhë. Pra, e gjithë ajo çfarë është kapur në interpelancë dhe në shkresa prej 5 muajsh nga opozita, ai zotëria na e faktoi nga përgjimi, që i thoshte dhe me zë se si e kanë bërë.

Advertisement