Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Mori me forcë ish të dashurën në makinë dhe e dhunoi/ Në pranga 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se për rreth dy muaj ka përndjekur dhe ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij.

Sipas Policisë, më 17 shtator 2026, 33-vjeçari dyshohet se e ka marrë me forcë ish-partneren dhe e ka futur në automjet, ku më pas ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ndërkohë, sipas hetimeve, ditën e djeshme ai dyshohet se ka kanosur punëdhënësin e ish-partneres, me qëllim që ta largonte atë nga vendi i punës. Ish-partnerja e të arrestuarit ushtronte profesionin e stomatologes.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 33-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement