Thinking ...
Connect with us

Bota

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë në OKB: I dhashë fund luftës

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përfshirë sërish çështjen Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e renditur atë mes tetë konflikteve që ai deklaron se janë përfunduar ose parandaluar gjatë mandatit të tij.

Gjatë fjalimit para liderëve botërorë, Trump tha se përpjekjet e administratës amerikane për të ndërmjetësuar në këto konflikte kanë sjellë rezultate dhe se liderët e vendeve të përfshira i kanë shprehur mirënjohjen e tyre.

Duke iu referuar Kosovës dhe Serbisë, presidenti amerikan e përmendi këtë përplasje në listën e konflikteve ku, sipas tij, diplomacia e SHBA-së ka kontribuar në parandalimin e përshkallëzimit dhe ruajtjen e stabilitetit.

“Pothuajse secili prej këtyre vendeve më shkroi një letër falënderimi”, deklaroi Trump gjatë fjalimit në OKB.

Në të njëjtin kontekst, ai përmendi edhe një deklaratë të kryeministrit të Pakistanit, i cili sipas Trump i kishte thënë se ndërhyrja diplomatike amerikane kishte shmangur humbjen e më shumë se 30 milionë jetëve.

Lista e konflikteve që Trump deklaroi se administrata e tij i ka zgjidhur ose ndihmuar në përfundimin e tyre përfshin: Serbi-Kosovë, Izrael-Hamas, Izrael-Iran, Egjipt-Etiopi, Indi-Pakistan, Ruandë-Kongo, Armeni-Azerbajxhan dhe Kamboxhia-Tajlandë.

Advertisement