Bota
ALARMI NGA DRAGONE: NATO PËRGATITET PËR ÇDO SKENAR ME RUSINE, NENI 5 BEHET I KUQ
NATO është e gatshme të mbrojë “çdo centimetër” të territorit të saj përballë kërcënimeve nga Rusia.
Kreu i Komitetit Ushtarak të Aleancës, admirali Giuseppe Cavo Dragone, deklaroi se, edhe pse Neni 5 nuk është aktivizuar, situata e sigurisë nuk mund të konsiderohet plotësisht paqësore.
Në një intervistë për “Tgcom24”, ai përmendi shkeljet e hapësirës ajrore, incidentet me dronë dhe aktivitetet hibride si përpjekje për të testuar vendosmërinë e aleatëve.
Cavo Dragone veçoi edhe propagandën ruse, duke e cilësuar si një kërcënim që synon të ndikojë proceset demokratike dhe të përçajë vendet perëndimore.
Aleanca thotë se është e përgatitur për çdo skenar, ndërsa kërkon forcimin e infrastrukturës kritike, rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe reagim më të shpejtë ndaj kërcënimeve hibride.
Sa i përket inteligjencës artificiale, admirali theksoi se teknologjia do të rrisë shpejtësinë e reagimit, por vendimmarrja do të mbetet nën kontrollin e njeriut.
Mesazhi i NATO-s vjen në një klimë tensioni në Europë, ku Aleanca thotë se nuk është në luftë, por po përgatitet për çdo skenar të mundshëm.