Thinking ...
Connect with us

Politike

Blushi sulmon hapur Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve, thotë se jemi dardanë dhe…

Ben Blushi, i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, ka bërë një analizë të fortë për situatën në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në qendër të deklaratave të tij ishin Hashim Thaçi, roli i Perëndimit, marrëdhëniet e Albin Kurtit me Shtetet e Bashkuara dhe ajo që Blushi e sheh si rrugëdaljen përfundimtare për Kosovën.

Kritikat Bne Blushi nuk i ndali as kundër Levizjes Vetëvendosje. Sipas tij, VV u krijua si një parti kundër Serbisë dhe doli një parti kundër Shqipërisë.

“Për fat të keq partia që u themelua për këtë projekt, është kthyer në një parti anti-Shqipëri. Unë e njoh Kosovën, kam punuar aty dhe kam shumë miq. Nuk kam parë linjë më negative kundër Shqipërisë sesa ajo e Vetëvendosjes. Sepse Albin Kurti në emër të puritanizmit, ka zgjedhur një klimë kundër shqiptarëve të shqipërisë duke i përshkruar si njerëz që merren me drogë, që vrasin njëri-tjetrin etj. Njëzet vite përpara asnjë kosovar nuk do ta mendonte këtë e jo më ta thonte. Sot thonë ne jemi dardanë, jemi shqiptarë më të pastër se ju. Kjo ndjenjë e pështirë është masive në Kosovë për shkak të Kosovës” – tha Blushi.

 

 

Advertisement