Thinking ...
Connect with us

Politike

Kush po i bind shqiptarët se janë fajtorë/ Rexhaj: SPAK po bën gjyq publik ndaj Vlora Hysenit

Analisti Albatros Rexhaj komentoi sot publikimin në media të detajeve nga hetimet e SPAK, duke e cilësuar këtë praktikë problematike.

Rexhaj tha se sekreti hetimor duhet të ruhet deri në momentin kur palët e treta njoftohen zyrtarisht nga SPAK.

Sipas tij, publikimi i detajeve të ndryshme mund të krijojë perceptimin e një “gjyqi publik”, përmes të cilit tentohet të bindet opinioni për fajësinë e personave nën hetim.

“Fakti që detaje të ndryshme dalin në media për mua është problematik. Sepse po bën edhe një gjyq ku dëshiron që njerëzit të binden që janë fajtorë”, u shpreh Rexhaj.

Ai u ndal edhe te publikimi i detajeve personale që lidhen me personat e përfshirë në dosje.

“Çfarë fitojmë ne nëse kuptojmë që Vlora dhe Ergysi mund të jenë dashnorë? Fakti që ka raport personal nuk nënkupton që ka dhënë informacione. Nëse SPAK nuk i nxjerr në media që ka dhënë detaje, atëherë të mos nxjerrë edhe detaje personale”, tha Albatros Rexhaj.

Advertisement