Thinking ...
Connect with us

Politike

VLORA HYSENI SHERBETORE E EDI RAMES DHE VUÇIÇIT

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës po protestojnë këtë të enjte para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa brenda godinës po zhvillohet seanca plenare.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi seancën si të “turpshme” dhe u ndal te zhvillimet e fundit që lidhen me ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Berisha pretendoi se siguria e vendit është “shembur totalisht”, ndërsa hodhi akuza ndaj Hysenit për lidhjet e saj me biznesmenin Ergys Agasi. Hyseni është nën masën e arrestit në shtëpi dhe akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”; çështja është ende në fazën hetimore.

Kreu i PD-së iu rikthye gjithashtu akuzave të tij të mëparshme ndaj Agasit dhe mënyrës se si, sipas tij, ishte drejtuar SHISH-i. Një ditë më parë, Berisha kishte ngritur pretendime të tjera për takime mes Hysenit dhe Agasit, të cilat nuk janë provuar përfundimisht nga organet e drejtësisë.

“Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca e turpshme e mbledhur ndonjëherë. Sot Kuvendi mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë e një vendi. Për çdo qytetar shqiptar, që i thotë vendit vend, sigurisë siguri, çështja e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit pasi kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal Agasi. Në këtë sallë kam deklaruar se Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Europës, kontrollonte të gjithë internetin e territorit të vendit, sekretet e shtetit dhe SHISH,. Kishte fuqi të pakufizuar nga padrino i vendit. Rasti i Vlora Hysenit, është i treti në botë. Hyseni, personazh i përçudnuar, pasi shkarkohet nga detyra në Kosovë, vjen këshilltare e padrinos dhe më pas në krye të SHISH.

Emërimi i saj jashtë të gjithë kritereve përbën aktin më të papërgjegjshëm ndja sigurisë së vendit, emërimi ishte për një rol të dyfishtë. Ishte shërbëtore e Vuçiçit dhe Ramës.
Ana më e zezë është se njeriu që kishte detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të vendit, bashkëpunonte me hanxharët e krimit dhe ishte ushtare e tyre. Me urdhër të Agsit ju thërriste në zyrë, Damian e ke vetë parasysh ti, Uluzi merre dosjen sa herë del emri aty”, tha Berisha.

Advertisement