✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Skandali në SHISH/ Ambasadori i Italisë: Po ndjekim me vëmendje zhvillimet…

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marko Alberti, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend gjatë një vizite në Korçë.

I pyetur nga gazetarët për protestat e vazhdueshme të opozitës dhe situatën politike, Alberti tha se Italia po i ndjek me vëmendje zhvillimet, por theksoi se nuk i takon një ambasadori të ndërhyjë apo të japë qëndrime mbi zhvillimet e brendshme politike të vendit pritës.

“Ne i ndjekim me vëmendje protestat. Sigurisht që nuk është detyrë e një ambasadori që përfaqëson një shtet të caktuar të shprehet apo të prononcohet për këtë. Ne jemi duke e ndjekur situatën dhe respektojmë çfarë ndodh”, deklaroi Alberti.

Ambasadori italian u pyet edhe për masën e “arrestit në shtëpi” të vendosur ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, në kuadër të hetimeve të SPAK-ut. Për këtë çështje, Alberti tha se nuk mund të japë një qëndrim.

“Atëherë unë mund të ndalem te angazhimi i Italisë për ta rritur praninë e saj në Shqipëri dhe faktikisht Italia po përpiqet që t’i japë një përmbajtje tjetër marrëdhënieve strategjike me Shqipërinë. Kemi ndërkohë investime në Shqipëri të cilat kapin shifrën e rreth 1 miliard euro. Gjithashtu krahas investimeve të tjera do të realizohen ose do të mundësohen 600 apo 700 vende të reja pune.

Dhe është e rëndësishme që t’i jepet një përmbajtje tjetër këtyre marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona sepse ne jemi të mendimit që forcimi i marrëdhënieve në fushën e ekonomisë ndihmon sigurisht edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Gjithashtu sektorë të rëndësishëm ku ne jemi të pranishëm është ai i inteligjencës artificiale e në sektorin digjital, në industrinë e mbrojtjes e kështu me radhë.

Pra synimi ynë nëpërmjet pranisë tonë këtu është që këtë të rinj apo fëmijët e sotëm të cilët në të ardhmen do të jenë të rritur të qëndrojnë në Korçë, të japin kontributin e tyre, pra ne të forcojmë marrëdhëniet tona në mënyrë që të ndihmojmë të rinjtë apo popullatën që të punojë dhe jetojë në Shqipëri duke dhënë ndihmesë për rritjen dhe zhvillimin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Advertisement