✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

LALA DIÇKA DI: NJE DORE E STERVITUR KA ÇUAR NE SPAK DOSJEN E KOPSITUR TE ELISES DHE FAMILJAREVE

Gazetarja Klodiana Lala  ka dhënë detaje për hetimin e nisur nga SPAK ndaj deputetes Elisa Spiropali dhe familjarëve të saj. Lala u shpreh se kallëzuesi është anonim, por ka ofruar detaje konkrete për aktivitetet e biznesit të familjarëve të Spiropalit.

“Hetimi është nisur në fund të tetorit vetëm për veprat penale. Spiropali dhe familjarët nuk janë zyrtarisht nën hetim. Është kallëzim anonim, por ka një gjë, po ta shohësh me kujdes, ka detaje konkrete që kanë të bëjnë me aktivitetin e biznesit të bashkëshortit, dy kunatave dhe vëllait. Problematika që kam konstatuar, ka të bëjë me tenderat që dyshohet se ka fituar vëllai, në Fier dhe Lushnje, kur drejtor i ujësjellësit ka qenë bashkëshorti i Spiropalit, që nga viti 2014. Duket dorë e stërvitur dhe ka të dhëna të detajuara.

Flitet për një automjet të padeklaruar dhe të shitur.

Për rezultate, është shumë shpejt. Kallëzimi ka 1 muaj që është regjistruar. Fakti që ka kaluar filtrin paraprak d.m.th. që ka dyshime të arsyeshme për ta vijuar. Sa kohë janë persona të bashkëlidhur me Spiropalin apo persona të tretë, ka bazë ose brum për të vijuar hetimin. Ka kqyrje dhe marrje të dokumentave, në ujësjellesës, në ILDKPI, e me rradhë. Janë marrë këto muajt e fundit. Se çfarë do të rezultojë duhet parë. Një gjë dua të ndaj, pjesa që është vënë në lëvizje. Patjetër për shkak të luftës dikush e ka kallëzuar, por ajo duhet hetuar. Është bërë qëllimisht apo jo kallëzimit, ka luftë në klanet brenda PS, dhe dikush ka qenë i interesuar për të siguruar të dhëna, që nga shpërndarja e dividentit e me rradhë, personi që ka hartuar kallëzimin ka mbledhur informacion të detajuar”- tha Lala.

Advertisement