✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Dhunë në burgun e Burrelit, i dënuari godet me grushte punonjësin e policisë

Një incident është regjistruar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i dënuar dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës të policisë së burgjeve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë. Si pasojë e goditjeve, efektivi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve, i dënuari është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim. Deri më tani, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për incidentin dhe rrethanat në të cilat ndodhi.

Advertisement