Bota
ZGJERIMI I UNIONIT FUTET NE ZONEN E RREZIKUT
Zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë po përballet me një pengesë të rëndësishme: mënyrën se si 27 vendet anëtare marrin vendime.
Brukseli po përballet me debatin nëse duhet të ndryshojë rregullat e vendimmarrjes për të shmangur bllokimet nga vetoja e një shteti të vetëm.
Një prej mundësive të diskutuara janë klauzolat “passerelle”, të cilat mund të lejojnë ndryshime në procedurat e votimit pa ndryshuar formalisht traktatet.
Debati merr rëndësi të veçantë për vendet kandidate. Analistet paralajmëron se moszgjidhja e problemit të vetos mund të vështirësojë zgjerimin e Unionit.
Në fokus është edhe Ukraina, për të cilën ai thotë se anëtarësimi mund të krijojë një “reaksion zinxhir pozitiv” në Evropë.
Ndërkohë, një BE me mbi 30 anëtarë do të kërkonte, reforma të tjera institucionale dhe një Komision Evropian më të fortë.
Për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, dilema është e drejtpërdrejtë: ndërsa vendet kandidate përparojnë në procesin e integrimit, vetë BE-ja po diskuton nëse mekanizmat e saj aktualë të vendimmarrjes mund ta përballojnë zgjerimin.
Në Bruksel, beteja tashmë nuk është vetëm se kush do të hyjë në BE, por edhe si do të funksionojë një Evropë me më shumë se 30 anëtarë.