✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Faleminderit për mbështetjen e UÇK-së”/ Balla i shtrëngon dorën Wesley Clark për Kosovën

Kosova dhe lufta e UÇK-së kanë qenë në fokus të takimit që kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi në New York me ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehu mirënjohjen për rolin e Clark gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, kur ai drejtoi fushatën ajrore të Aleancës ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Balla vlerësoi gjithashtu deklarimet dhe dëshmitë e Clark në Hagë lidhur me ish-komandantët e UÇK-së.

“Dy herë mirënjohje” ishte mesazhi i Ballës për ish-gjeneralin amerikan, duke iu referuar si rolit të tij gjatë luftës në Kosovë, ashtu edhe qëndrimeve të shprehura prej tij në proceset gjyqësore në Hagë.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Ballës në Shtetet e Bashkuara, ku kreu i grupit parlamentar të PS-së po zhvillon takime me personalitete politike dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Ia shtrëngova dorën fort me dy herë mirënjohje këtij burri të veçantë. Wesley Clark ishte Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë dhe drejtoi fushatën e NATO-s në vitin 1999, në mbrojtje të popullsisë së Kosovës dhe kundër represionit të regjimit të Millosheviçit. Së dyti, mirënjohje për deklarimet dhe dëshmitë në Hagë në mbështetje të komandantëve dhe pastërtisë së luftës çlirimtare të UÇK-së”, u shpreh Balla.

Advertisement