Politike
“Shqiptarët zhgënjyen një mik të madh…”/ Rama flet për Thaçin nga New York
Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë, duke deklaruar se ndihet i zhgënjyer nga një situatë të cilën e konsideroi si zhgënjim ndaj një miku të madh.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shqiptarët kanë qenë dhe vijojnë të jenë miq të fortë me partnerët e tyre, ndërsa shprehu mirënjohje për një gjeneral, pa specifikuar në pjesën e publikuar të deklaratës rrethanat e plota të situatës.
Duke kaluar te zhvillimet në Shqipëri, Rama u ndal te ndryshimet e viteve të fundit dhe te rritja e sektorit të transportit ajror. Ai deklaroi se aeroporti i Tiranës ka qenë për disa vite ndër aeroportet me numrin më të madh të udhëtarëve në rajon dhe tha se ky zhvillim nuk pritet mirë nga të gjithë.
“Kur them të tradhtuar, jemi të gjithë të vegjël. Ne kemi kremtuar dhe do të kremtojnë gjithmonë faktin se ne shqiptarët jemi miq të fortë. Prandaj ndihem i tradhtuar. Kjo farcë të niste. Ndjesë gjeneral. Ju jam mirënjohës për gjithçka që keni bërë në kapacitetin tuaj personal. Takohemi sërish sonte, por ne zhgënjyem një mik të madh.
Më lejoni të ndryshoj temë. Atë që tha Martni, për atdheun tonë, sa shumë ka ndryshuar për këto vite. Ka të bëjë me faktin se sonte ne duhet të përballemi me një fakt të thjeshtë, askush nuk ta fal suksesin
Është viti i 5 apo i 6 që kemi aeroportin më të madh në rajon. Duke qenë shumë i madh jo vetëm ne terma relative, në rritje në Europë, por edhe në shifra. Më shumë udhëtarë se sa ai në Beograd. Sigurisht që kjo nuk është shumë e thjeshtë, që ta përtypin të gjithë, se kush jemi ne, kush është Shqipëria që të tregojë një ndryshim të tillë.
Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu. Nuk po përpiqem të them se nuk kemi mangësi. Martini në fjalën e tij nuk harroi të përmendte korrupsionin. Por e çuditshme është se ne shqiptarët, ajo çfarë shqiparët e shohin si problem, partnerët europianë e shohin si sukses. A është e vërtetë”, u shpreh kryeministri Rama.