Bota
Franca në ZJARR/ Protestat e studentëve kthejnë “përmbys” vendin, mbyllen 564 shkolla
Situata në Francë të jetë goxha e tensionuar pasi studentë të shumtë kanë dalë në protestë rrugëve të qyteteve të shumta duke kërkuar kushte më të mirë për zhvillimin e arsimit.
Sipas mediave të huaja mësohet se deri më tani për shkak të tensioneve me efektivët e Policisë dhe agravimit të qytetarëve të cilat janë parë duke shkatërruar vendin e duke djegur koshat e mbeturina, më shumë se 1900 persona janë vënë në pranga. Ndërsa bëhet me dije se për shkak të zhvillimi të tubimeve, 564 shkolla kanë pezulluar mësimin.
Një grup protestuesish të maskuar janë parë duke sulmuar një mjet zjarrfikëseje jashtë Lycee Saint-Expury, një shkollë në qytetin e dytë më të madh të Francës. Grupi mund të shihet duke goditur automjetin e emergjencës me sende të mprehta dhe duke thyer xhamat e tij.
Në një moment shihet një flakë e ndritshme në kabinën e shoferit dhe dëgjohen brohoritje nga turma.
E gjitha e cila filloi si bllokadë e shkollave të mesme në të gjithë Francën, është shndërruar në kaos në pjesën më të madhe të vendit.
Megjithatë, raportohet se shumë prej qytetarëve kanë protestuar në mënyrë paqësore. Por të enjten, disa demonstrata u përshkallëzuan në incidente të dhunshme, që solli dhe mijëra shoqërime.
Në lidhje me situatën aktuale kanë reaguar dhe zyrtarë të lartë të shtetit, në mesin e të cilëve dhe ministri francez i Drejtësisë, Gerald Darmanin, i cili ka theksuar se protesta po merr përmasa agresive.
“Nuk jemi plotësisht të sigurt nëse ata janë vetë nxënës të shkollës së mesme”, i thotë ai radios RTL të Francës. Ai shton se dy të tretat e 2,000 personave të arrestuar që nga fillimi i protestave janë vendosur në paraburgim policor.
“Kemi kaluar nga demonstratat e nxënësve të shkollave të mesme në një prishje të rendit publik. Kur njerëzit synojnë autobusët dhe u vënë flakën shkollave, kjo nuk është më thjesht një çështje proteste.”
Po ashtu, ministri francez i Arsimit, Édouard Geffray, bëri me dije se më shumë se njëqind shkolla janë dëmtuar si pasojë e tubimeve të mbajtura.