✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Spiropali uron Presidenten e re të Kosovës: Një mesazh për unitetin

Elisa Spiropali ka uruar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së re të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka vlerësuar procesin e zgjedhjes së presidentes, duke u shprehur se Kuvendi i Kosovës dhe partitë politike dëshmuan, sipas saj, pjekuri dhe qëndrueshmëri për përballimin e sfidave të ardhshme.

Spiropali ka veçuar figurën e presidentes së re, duke nënvizuar se urtësia dhe përkushtimi i saj ndaj Kosovës mund të shërbejnë për të afruar qytetarët përtej ndarjeve politike.

“Urtësia dhe dashuria e Justina Shiroka-Pulës për Kosovën do të udhëheqin për t’i bashkuar qytetarët përtej ndarjeve politike, për të përfaqësuar me dinjitet interesat e vendit”, shkruan Spiropali.

Urimi vjen pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të Presidencës së Kosovës, në një proces politik të ndjekur me vëmendje nga institucionet dhe partitë politike.

Postimi i Elisa Spiropalit

Urime Kosovë

Kosova kishte nevojë për institucione që marrin përgjegjësi, ofrojnë drejtim dhe u shërbejnë me përkushtim qytetarëve.

Kuvendi i Kosovës dhe palët politike treguan se shteti i Kosovës e ka të gjithë pjekurinë dhe qëndrueshmërinë për përballimin e sfidave në vazhdim.

E uroj me zemër znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës. Jam e bindur se urtësia, dija dhe dashuria e saj për Kosovën do udhëheqin për t’i bashkuar qytetarët përtej ndarjeve politike, për të përfaqësuar me dinjitet interesat e vendit.

Për institucionet tona mbetet gjithashtu përgjegjësi e rëndësishme mbështetja e drejtësisë dhe mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes seriozitetit juridik, bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të qëndrueshëm diplomatik.

Urime, Presidente! Uroj që kjo zgjedhje të shënojë fillimin e një periudhe të re bashkëpunimi, përgjegjësie dhe besimi për Kosovën.

Advertisement