✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Fotoja e rrallë e Presidentes së Kosovës, nga dasma e saj në moshën 23 vjeçare

Një fotografi e vjetër e Presidentes së sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas betimit të saj para Kuvendit të Kosovës.

Fotografia është shkrepur në vitin 1977, në ditën e martesës së saj, kur Shiroka-Pula ishte vetëm 23 vjeçe. Në imazh ajo shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, Blerimin, si dhe me prindërit e të dy familjeve.

Fotografia, pjesë e arkivit personal të Presidentes, ishte publikuar më shumë se një dekadë më parë nga revista “Teuta”, në kuadër të një interviste ku Shiroka-Pula kishte rrëfyer detaje nga dita e martesës.

Në atë kohë, ajo kishte treguar se dasma ishte organizuar në mënyrë të përbashkët nga dy familjet, Shiroka dhe Pula.

“Aktualisht janë duke u organizuar shumë dasma të bukura dhe madhështore, mirëpo në kohën kur unë jam martuar, dasma jonë ishte më e veçantë se dasmat e tjera, pasi para 40 vjetësh, dy familjet, Shiroka–Pula, kemi organizuar dasmë të përbashkët, për ç’gjë u jemi mirënjohës familjeve tona”, kishte deklaruar ajo në intervistë.

Fotografia është rikthyer në qarkullim publik pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës në krye të shtetit të Kosovës dhe ceremonisë së betimit të saj para deputetëve të Kuvendit.

Nga një kujtim familjar i vitit 1977, imazhi është bërë tashmë pjesë e interesimit publik rreth Presidentes së re të Kosovës.

Advertisement