✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Vrasja e shqiptarit në Itali/ ChatGPT nxjerr planin e ish gruas dhe të dashurit të saj

Një 55-vjeçar shqiptar, Mikel Rroku, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Torino, ndërsa hetimet e autoriteteve italiane kanë çuar në arrestimin e ish-bashkëshortes së tij dhe partnerit të saj të ri. Të dy dyshohen për përfshirje në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes.

Trupi i Rrokut u gjet më 6 korrik në apartamentin e tij, me dëmtime të rënda në kokë. Sipas rindërtimit të hetuesve, 55-vjeçari dyshohet se është goditur disa herë me një objekt të fortë. Arma e dyshuar e krimit ende nuk është gjetur.

Të arrestuarit janë Laura Bordello, 45 vjeçe, ish-bashkëshortja e viktimës, dhe Duccio Fragiacomo, 52 vjeç, partneri i saj. Sipas mediave italiane, të dy ishin njohur në prill në një qendër kujdesi në San Maurizio Canavese dhe më pas kishin nisur një lidhje.

Një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me banesën sociale ku jetonte Rroku. Sipas dyshimeve të hetuesve, Bordello dëshironte të merrte banesën dhe të jetonte aty së bashku me partnerin e saj të ri. Çifti dyshohet se kishte diskutuar edhe mënyra të ndryshme për eliminimin e 55-vjeçarit, përfshirë sulmin me thikë dhe helmimin.

Në fokusin e hetuesve kanë qenë edhe telefonat e dy të arrestuarve. Në historikun e bisedave me ChatGPT është gjetur një pyetje që lidhej me përdorimin e metadonit për të shkaktuar vdekjen. Sipas hetimeve, në një tjetër bisedë Bordello dyshohet se kishte shprehur dëshirën për të vrarë Rrokun, të cilin e quante “Momo”.

Sipas rindërtimit të autoriteteve, në fund çifti dyshohet se kishte vendosur ta sulmonte 55-vjeçarin në banesën e tij. Pas ngjarjes, ata dyshohet se kishin nisur të mendoni

Advertisement