✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK ish-sekretarja e Belinda Ballukut (EMRAT)

Drejtoresha e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje nga prokurorët në kuadër të një hetimi që lidhet me procedurat e tenderimit në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës.

Haxhiademi, e cila më herët ka mbajtur detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë kohës kur ministria drejtohej nga Belinda Balluku, është pyetur edhe më parë nga SPAK për të njëjtën çështje.

Emri i saj është përfshirë në hetimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në dhjetor 2025, BKH zhvilloi një kontroll në banesën e Haxhiademit, si pjesë e hetimeve që lidhen me tenderët publikë në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë.

Hetimi i SPAK po shqyrton procedura të ndryshme prokurimi, si dhe marrëdhëniet mes zyrtarëve publikë dhe subjekteve të përfshira në këto procedura.

Deri në këtë fazë, paraqitja dhe marrja në pyetje e Haxhiademit në SPAK nuk përbëjnë në vetvete një përcaktim të përgjegjësisë penale. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe rolin e personave të përfshirë në procedurat që po verifikohen.

Advertisement