✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Trup i dekompozuar në Kurbin, dyshohet se i përket një francezi 61-vjeçar

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në zonën e quajtur “Përroi i Zall Frashërit”, në fshatin Zhejë, në Njësinë Administrative Mamurras, në Kurbin.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez me inicialet G.P., rreth 61 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 61-vjeçari ndodhej në zonë për ta vizituar atë, ndërsa një nga pistat e hetimit është ajo e vdekjes për shkaqe natyrale. Megjithatë, shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po vijon punën për përcaktimin e identitetit të viktimës, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Advertisement