✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Dua Lipa rikthen trendin pa pantallona, “look”-u i saj në Paris tërheq vëmendjen

Dua Lipa ka tërhequr sërish vëmendjen gjatë qëndrimit të saj në Paris, këtë herë me një zgjedhje të veçantë stilistike që rikthen në fokus trendin e veshjeve pa pantallona.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga Parisi, ku shfaqet e veshur me një kombinim në ngjyrë vjollcë. Veshja përfshin një xhaketë të strukturuar me detaje të valëzuara dhe temina, të kombinuar me një bluzë transparente në të njëjtën nuancë.

Elementi që ka tërhequr më shumë vëmendje është zgjedhja e saj për të mos veshur pantallona, duke e kombinuar look-un me geta të zeza dhe këpucë elegante me majë.

Pamjen ajo e ka plotësuar me një zinxhir të madh ari rreth belit, ndërsa flokët e lëshuara dhe grimi natyral kanë ruajtur një stil elegant.

“E zënë duke qenë e zënë në Paris”, shkroi Dua Lipa krahas fotografive të publikuara.

Këngëtarja ndodhet në Paris në kuadër të Javës së Modës, ku ka marrë pjesë në evente të ndryshme dhe ka ndarë momente nga qëndrimi i saj në kryeqytetin francez. Ajo është shfaqur gjithashtu në takime me stilistin Simon Jacquemus dhe në evente të markave të njohura, përfshirë Chanel.

Advertisement