Aktualitet
Studentët rikthehen para Ministrisë, rinisin përplasjet me Policinë
Protestuesit janë rikthyer pranë Ministrisë së Arsimit, ku tensionet janë rindezur. Policia ka përdorur autobotin me ujë me presion dhe gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Përplasjet vijnë pas episodeve të mëparshme të dhunës dhe dëmtimit të godinës së ministrisë, ndërsa protesta vijon mes ndërhyrjes së forcave të policisë dhe kundërshtimit të protestuesve.