Aktualitet
Pamje të rënda nga protesta, policia merr zvarrë studentët në mes të rrugës
Tensionet në Tiranë vijojnë, ndërsa policia ka ndërmarrë ndërhyrje të tjera ndaj protestuesve dhe ka kryer shoqërime me forcë.
Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë efektivë të policisë duke mbajtur një protestues të shtrirë në tokë dhe duke e tërhequr zvarrë përgjatë vijave të bardha të rrugës, në drejtim të mjeteve të shoqërimit.
Ndërhyrjet po zhvillohen në një situatë të tensionuar, mes tymit dhe kaosit në rrugë. Ndërkohë, sipas raportimit, shoqërimet në komisariate po vijojnë, por nuk bëhet i ditur një numër i saktë i personave të shoqëruar.
