Aktualitet
Policia “e fluturoi” në ajër/ 21 vjeçari nuk kujton asgjë, ja gjendja e tij
Gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit Muhamet Skana, i cili u përplas me një efektiv policie gjatë protestës, është përmirësuar, por problemet vijojnë.
Gazetarja e Top Cahnnel, Rudina Muça, deklaroi se sipas familjarëve, i riu ende nuk arrin të kujtojë apo të tregojë se çfarë ka ndodhur që nga momenti i incidentit, shoqërimi në komisariat dhe deri në mbërritjen në Spitalin e Traumës.
Familjarët kanë bërë të ditur se e kanë të vështirë të flasin për mediat, por kanë theksuar se do ta ndjekin çështjen deri në fund.
Sa i përket Eva Pangos, e cila pësoi një goditje në pjesën e sipërme të kokës, bëhet e ditur se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar. Sipas informacionit të dhënë, goditja nuk i ka prekur trurin.
“Familjarët e 21-vjeçarit Muhameti thonë që gjendja është përmirësuar, por ai nuk arrin të memorizojë ose të tregojë që nga momenti i ngjarjes, përplasjen mes tij dhe policit, rrugëtimin në komisariat e deri në spitalin e Traumës.
Familjarët thonë që e kanë të pamundur të shprehen për mediat, por thanë që do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje dhe nuk do të mjaftohen me pezullimin e policit.
Polici i rendit në Shkodër, Fazlli Rama, është drejt përmirësimit, në gjendje stabël.
Eva Pango, që mori një goditje në pjesën e sipërme të kokës, fatmirësisht nuk iu prek truri. Gjendja është e përmirësuar. Po qëndron pranë ambientit të spitalit ushtarak për të pasur një gjendje stabël”, mëson gazetarja.