Politike
Studentët i rikthehen tensioneve, ndahen në dy grupe dhe përplasen me Policinë
Situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar, teksa protesta vijon me zhvillime të reja në terren. Protestuesit janë ndarë në dy grupe, ndërsa Policia e Shtetit ka ndërhyrë me autobotë në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Prania e forcave të policisë dhe e mjeteve të ujit me presion ka rritur tensionet në zonën e tubimit. Situata mbetet e ndjeshme, ndërsa ndërhyrja policore zhvillohet në një moment kur protestuesit janë të ndarë në dy grupe.