✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Pas përplasjes me policinë protestuesit niset drejt Kryeministrisë, priten tensione

Pas përplasjes mes protestuesve dhe policisë pranë Ministrisë së Arsimit, tubuesit janë larguar nga kjo zonë dhe janë zhvendosur drejt Sheshit Skënderbej. Sipas planit të tyre, ata pritet të marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, aty ku nisi protesta e sotme.

Në tubim janë bashkuar përfaqësues të disa grupeve të shoqërisë, mes tyre pedagogë, stafe akademike, mjekë, personel mjekësor dhe prindër. Në mbështetje të protestës janë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur këtë kërkesë me nevojën për ndryshim të drejtimit politik të vendit dhe për një rrugë të re drejt zhvillimit. Ndërkohë, pas përplasjeve pranë Ministrisë së Arsimit, mbetet për t’u parë nëse marshimi drejt Kryeministrisë do të vijojë pa incidente të tjera.

Advertisement