Kronike
Aksident i rëndë/ Makina shkatërrohet pothuajse e gjitha, dyshohet për 2 viktima
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pranë mbikalimit të Casa Italia, në Tiranë, ku një automjet ka pësuar dëmtime të shumta, deri në shkatërrimin e tij pothuajse të plotë.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë përmasat e dëmeve të shkaktuara në automjet, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Informacionet paraprake ngrenë dyshime për viktima, por deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për pasojat e ngjarjes, numrin e personave të përfshirë apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Pritet një njoftim nga Policia për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të konfirmuar nëse ka persona të lënduar apo viktima.
