Aktualitet
Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë/ Digjet njëra prej hyrjeve të godinës
Protesta në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, pasi protestuesit i kanë vënë flakën njërës prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë. Si pasojë e zjarrit, dera e hyrjes së institucionit është djegur, ndërsa flakët janë shuar pas disa minutash.
Ky incident vjen pas episodeve të tjera të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet. Më herët, protestuesit dogjën kosha mbeturinash në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë, grupe protestuesish janë shpërndarë në disa zona të Tiranës, mes tyre pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në sheshin “Skënderbej”.
Zhvillimet e fundit tregojnë përhapjen e incidenteve në disa pika të kryeqytetit, ndërsa protesta vijon mes tensioneve dhe akteve të dëmtimit të pronës publike.