Shkrime
PASI S’E HENGRI DOT KOKEN E RAMES, BERISHA ME LUGE, PIRUN E THIKE I ESHTE VERSULUR ARLIND QORIT
Publicisti Edison Ypi ka publikuar një shkrim me tone të forta ironike dhe satirike, përmes të cilit thumbon figurat kryesore të politikës shqiptare, përplasjet mes tyre dhe luftën e vazhdueshme për dominim politik e mediatik.
Në qendër të analizës së tij satirike është raporti mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, të cilin Ypi e përshkruan përmes metaforës së përsëritur të “ngrënies së kokës”. Me një gjuhë provokuese dhe plot sarkazëm, autori ironizon përpjekjet e Berishës për të sfiduar kryeministrin, duke vënë në dukje, sipas këndvështrimit të tij, kufijtë e kësaj përballjeje.
Ypi e shtrin ironinë edhe te qëndrimi i Edi Ramës ndaj kundërshtarëve politikë, duke e portretizuar kryeministrin si një figurë që shmang përplasjen e drejtpërdrejtë, ndërsa rrethohet nga kundërshtarë që, sipas autorit, përbëjnë një rrezik të vazhdueshëm për pushtetin e tij.
Në shënjestër të shkrimit është edhe përplasja mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit. Edison Ypi e paraqet këtë raport si një betejë ku Berisha përballet me një kundërshtar që, sipas tij, po fiton mbështetje dhe ndikim në rritje te qytetarët dhe elektorati.
“Por Sali Komunisti, i kalitur në kudhrat e luftës klasore, nuk epet kurrë para asnjë koke. Pas kokës së Ramës, së cilës i hëngri kokrrën e qejfit, tani, pa u merakosur se çfarë shije ka apo çfarë ere vjen, me lugë, pirun e thikë në dorë, i është vërsulur kokës së Arlind Qorit. Punë që s’bëhet. Për kokën e Sali Bolshevikut, koka e neomarksistit Arlind Qori, është një mur që s’shembet, një kala që s’merret, një zjarr që s’ndizet, një lumë pa urë që s’kalohet. Kokën e Arlind Qorit e mbrojnë kokat e qytetarëve, kokat e simpatizantëve, kokat e elektoratit në shtim dhe ndikim të pandalshëm dita-ditës”
Autori nuk kursen ironinë as ndaj Belinda Ballukut, të cilës i referohet me nofkën “Bella da morire”, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e saj për të ndërmarrë veprime ndaj figurave të tjera të përfshira në skenën politike.
“Gojët e shqyera të kafeneve po thonë se koka e hajdutes Bella da morire do hajë kokat e nja dhjetë a pesëmbëdhjetë mafjozëve. As kjo s’po ndodh. Koka e Bella da morire-s është aq bosh dhe aq budallaqe sa s’ka fuqi as të pjerdhi, jo më të hajë koka. Zhgani i budallenjve të Partisë Demokratike, pasi dështoi në ngrënien e kokës së Yuri Kimit po kullot mbi barin e livadhit të fundbarkut të saj, po kërkon të hajë kokën e ambasadorit të SHBA-së, duke i kërkuar llogari pse nuk flet për hesap të tyre, pra të budallenjve anës Lanës. Por ambasadori s’e ka hiç ndërment ta hajë atë kokërr ulliri, dhe hesht. Në pamundësi për t’i ngrënë kokën, budallenjtë e Lanës po i hanë ambasadorit atë që thuhet, por s’shkruhet”
Një tjetër pjesë e shkrimit i kushtohet marrëdhënieve të opozitës me diplomacinë amerikane, ku Ypi ironizon sulmet dhe kritikat ndaj ambasadorit të SHBA-së, duke i paraqitur ato si përpjekje të dështuara për ta përfshirë atë në interesat politike të opozitës.
Në fund, Edison Ypi e zhvendos satirën edhe në rrjetet sociale, ku kritikon fenomenin e sulmeve personale, anonimatit dhe përplasjes së vazhdueshme mes përdoruesve, duke e portretizuar hapësirën virtuale si një arenë ku secili përpiqet të delegjitimojë tjetrin.
Përmes një gjuhe të drejtpërdrejtë, metaforave të forta dhe ironisë së pamëshirshme, Ypi sjell një panoramë satirike të politikës, medias dhe rivaliteteve shqiptare, ku, sipas mesazhit të shkrimit, lufta për të rrëzuar kundërshtarin duket se është kthyer në një betejë të pafundme.
“Një arenë e stërmadhe dhe e pamëshirshme me ngrënie kokash është ajo që po zhvillohet nëpër rrjetet sociale. Ku mizëria e hajvanëve me pseudonim po ha kokat e atyre me emër e mbiemër. Dinakët me password po hanë kokat e naivëve të pambrojtur. Grykësit me selfie, duke ngrënë tava dheu dhe mish keci, po hanë kokat e barkzbrazurve.
Dhëndri bosniak dhe idiot i vjehrrit llapaqen dhe rrenacak, me ngrënien e kokës është në një marrëdhënie të ndryshme nga gjithë të tjerët. I mjafton e i tepron koka e vjehrrit hajdut. Koka e vet i duket e tepërt. Po mendon si ta hajë kokën e vet. Ç’më duhet koka ime budallaqe, thotë, kam kokën e vjehrrit hajdut. Gjatë meditimit hamletian me kokën e vet në dorë si kokërr patate, i vjen ndërment se, po ashtu si patatja që është edhe bukë edhe gjellë, edhe koka e vet që po përgatitet ta hajë – duke qenë se dhëmbët me të cilët duhet ta kafshojë ndodhen te koka që po mban në duar – është edhe ngrënëse edhe e ngrënë. Në këto e sipër, mendimtarin karagjoz me kokën si bythë, dhëndrin arixhi të vjehrrit xhambaz, po e rren menia se nga kllapia mundonjëse e hajdutllëkut kolosal mund të dalë duke ngrënë kokën time. Nuk do ia mundësoj. E vetmja kokë që ia jap me kënaqësi të ma hajë, është koka e rrushit tim.”