✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishajt, këngëtarja Elsa Lila prek me fjalët: Daja im…

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila ka reaguar me dhimbje për ndarjen nga jeta të avokatit të njohur Saimir Vishaj, duke zbuluar se ai ishte daja i saj.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka ndarë një mesazh prekës për humbjen e familjarit. “Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, daja Saimir!”, shkruan Lila.

Saimir Vishaj ndërroi jetë ditën e sotme, pasi prej së dielës ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës. Avokati ishte rrëzuar nga shkallët në banesën e tij, ndërsa gjendja shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditës së djeshme. Mjekët e kishin vendosur në intubim, por pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, ai nuk arriti të mbijetonte.

Kjo ishte hera e dytë që Vishaj përballej me një gjendje të rëndë shëndetësore. Në gusht të vitit 2025, ai kishte bërë publike se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës kishte qëndruar për një periudhë në gjendje kome dhe i intubuar.

Advertisement