✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

“Tri herë në mbidozë”/ Banori i “BBV Kosova” rrëfen varësinë nga droga

Banori i “Big Brother VIP Kosova 5”, Fuego, ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, duke folur për lidhjen me muzikën, humbjen e gjyshit dhe betejën me abuzimin me substanca.

Gjatë një bisede brenda shtëpisë së reality show-t, artisti tregoi se pasioni për muzikën i kishte lindur që në moshën 10-vjeçare. Ndërsa tekstin e parë, siç rrëfeu vetë, e kishte shkruar pas vdekjes së gjyshit, me të cilin kishte pasur një marrëdhënie shumë të afërt.

“Gjithë e kam dashtë muzikën, me muzikë ja kom nisë kur i kam pasë 10 vjet. Tekstin e parë e kom shkru kur m’ka vdekë gjyshi, jam kanë shumë i afërt me to, qaty e kam pa që di me shkru”, tregoi Fuego.

Por rrëfimi i tij mori një tjetër drejtim kur foli për periudhat e vështira që ka kaluar. Artisti zbuloi se ka përjetuar tri mbidoza si pasojë e abuzimit me substanca, të cilat, sipas tij, kanë përfunduar në tri raste të vdekjes klinike.

“I kam tri vdekje klinike me 26 vjet, tri overdoza prej abuzimeve, tri herë kam dekë. Krejt ka mi fol se familja jem ka hekë ma së shumti”, u shpreh ai.

Rrëfimi i Fuegos ka nxjerrë në pah një pjesë të historisë së tij personale, duke treguar se pas rrugëtimit artistik fshihen edhe përvoja të rënda, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar jo vetëm tek ai, por edhe te familja e tij.

Advertisement