Politike
NE SHBA FITOI ANTIFA/ KULLA: RAMA SHUME I MERZITUR ME REZULTATIN E ZGJEDHJEVE NE AMERIKE
Analisti Ilir Kulla, ka deklaruar se fitorja e demokratëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ketë ndikim në Tiranë, të paktën për momentin.
Kulla u shpreh se kryeministri Rama është mërzitur shumë nga rezultati i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, pasi sipas tij, në Amerikë fituan ata që Rama quajti “Antifa”. Më tej, Kulla deklaroi se në Shqipëri janë ‘ngrënë’ të gjithë ushtarët dhe se vetëm mbreti është ende në këmbë.
“Rama është mërzitur nga rezultati në SHBA. Në Shtetet e Bashkuara fituan, ata që Rama i quajti Antifa. Situata është tepër e komplikuar. Për momentin, në Tiranë nuk ndryshon diçka. Por ka ndryshuar gjithë tabloja. Në Shqipëri, nëse marrim në referencë shahun, janë ‘ngrënë’ gjithë ushtarët, vetëm mbreti është në këmbë. Sa i përket projektit në Zvërnec, ai është bërë me fjalë, se konkretisht nuk e kemi parë. Në Zvërnec ende nuk kam parë ndonjë ndërtim, është njësoj si treni, që nuk kemi hekurudhë. Unë kam qenë gjithmonë pro që të bëhet projekti i Zvërnecit, se dua të zhvillohet Shqipëria”, tha Kulla