Shkrime
Edmond Spaho: Kjo është Shqipëria e Re! Ta gëzojmë të gjithë!
EDMOND SPAHO
Trishtim i madh kur ecën rrugëve të Tiranës. Pa semaforë në çdo kryqëzim, me trotuare sikur i kanë rrjepur qentë, pa bankomate, të cilët janë fortifikuar me mbulesa metalike dhe nuk shërbejnë. Bizneset në qendër të Tiranës janë fortifikuar me metal, si në fillimet e viteve ’90. Institucione të djegura e të shkatërruara.
Përse e bëmë? Kujt i duhej, kujt i shërbeu?
Të gjithë ankohen për dhunën e policisë ndaj demonstruesve. Po për ata që dogjën Tiranën, do të ankohet njeri?
Të drejtat dhe liritë e njeriut janë universale, por jo deri aty sa të prekësh të drejtat dhe liritë e mia.
Protesto sa të duash, por jo duke djegur e shkatërruar atë që kemi ndërtuar së bashku.
Ata që dogjën e shkatërruan qytetin ku ne jetojmë, nuk janë promotorët e një shoqërie më të mirë e më të drejtë.
Ata janë huliganë të paguar për të shkaktuar trazira në Tiranë.
Asnjëherë nuk do t’i mbështes, çfarëdo që ata të jenë, flamingo, studentë apo kontingjente të opozitës.
Nuk më duhet Shqipëria e Re duke djegur atë Shqipëri që kemi ndërtuar.
Stop dhunës, nga kushdo që vjen dhe për çfarëdo lloj arsyeje!/ Marrë nga Facebook