Politike
Demokratët marshojnë drejt Kryeministrisë, i bashkohen studentëve
Demokratët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në mbështetje të protestës studentore. Të rinj demokratë dhe drejtues të Partisë Demokratike janë nisur nga selia blu, duke iu drejtuar godinës së qeverisë, ku janë mbledhur edhe mbështetës të tjerë të opozitës.
Ndërkohë, studentët kanë paralajmëruar protestën e tyre në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, demokratët pritet t’u bashkohen studentëve, duke bashkërenduar protestën dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.