✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Blushi nga protesta e studentëve: Largimi i Ramës është objektiv i përbashkët

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë thirrje për vijimin e protestës studentore dhe bashkimin e qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike. Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se protesta në shesh është rruga e vetme për të sjellë ndryshimin dhe kërkoi që mobilizimi qytetar të mos ndërpritet.

Blushi u shpreh se largimi i kryeministrit Edi Rama duhet të shërbejë si një objektiv i përbashkët për të gjithë shqiptarët, ndërsa bëri thirrje për bashkim rreth simbolit të flamurit kombëtar.

Deputeti komentoi edhe gjobat dhe masat e marra ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si përpjekje të qeverisë për të frenuar reagimin qytetar.

“Protesta e studentëve do të vijojë të jetë kryeaxhenda. E vetmja rrugë është sheshi dhe përballja me një regjim që duhet të shkrmoqet. Duhet bërë çdo përpjekje që kjo energji të mos shuhet kurrë. E vetmja zgjidhje mbetet bashkimi me simbolin e flamurit kombëtar, përtej dallimeve politike. Largimi i Edi Ramës duhet të bashkojë sot të gjithë shqiptarët”, deklaroi Blushi.

Ai shtoi se gjobat nuk do të arrijnë, sipas tij, të ndalin protestat dhe reagimin e qytetarëve.

Advertisement