✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Varëse ari me simbolin e shqiponjës, Drake i fiksuar me Shqipërinë (FOTO)

Reperi kanadez Drake ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut shqiptar, pasi është shfaqur me një varëse ari që mban simbolin e shqiponjës dykrenare. Në pamjet e publikuara së fundmi, artisti shihet duke mbajtur varësen shqiptare krahas asaj me logon e bufit, simbolin e markës së tij muzikore dhe të modës, OVO.

Kjo nuk është hera e parë që Drake shfaqet me simbole shqiptare. Në një paraqitje të mëparshme, reperi kishte veshur edhe një xhaketë të kuqe, në pjesën e pasme të së cilës ishte vendosur shqiponja dykrenare.

Paraqitjet e përsëritura me këtë simbol kanë zgjuar kuriozitetin e fansave shqiptarë, të cilët kanë diskutuar në rrjetet sociale për arsyen e interesimit të artistit për emblemën kombëtare shqiptare. Megjithatë, deri tani nuk ka një shpjegim publik nga reperi për këtë zgjedhje.

Shqiponja shqiptare në qafën e Drake! Reperi i famshëm shfaqet sërish me simbolin kuqezi, këtë herë me një varëse ari (FOTO)

⊹ᡣ𐭩 𝓝𝓪𝓭𝓲𝓪 ⁶𓅓ᡣ𐭩⊹ on X: ""Don't know how they do things in Pristina /  I just know the tension is increasing" Drake- "Polar Opposites" 👑🦉 The  Albanian eagle...the ultimate symbol of defiance

Drake appears again with the double-headed eagle, this time with a gold pendant

Advertisement