✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

PD hap garën për bashkitë, Berisha kërkon kandidatë edhe mes studentëve në protestë

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për mbledhjen e propozimeve për kandidatët që do të garojnë për kryetarë bashkish në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Udhëzimi, i firmosur më 10 nëntor nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, përcakton kriteret dhe afatet për përzgjedhjen e emrave.

Sipas dokumentit, degët e Partisë Demokratike duhet të përfundojnë mbledhjen e propozimeve deri më 30 nëntor 2026. Procesi synon të përfshijë jo vetëm strukturat dhe anëtarësinë e partisë, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile, botës akademike, studentë, pedagogë, profesionistë të lirë, sipërmarrës, të përndjekur politikë dhe pronarë.

Një vëmendje e veçantë parashikohet për 15 bashkitë që preken nga reforma territoriale. Në këto zona do të zhvillohen konsultime të posaçme me banorët e njësive administrative që do të shkrihen, me synimin për të garantuar përfaqësimin e tyre në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.

Udhëzimi përcakton gjithashtu se deputetët e PD-së dhe kryetarët aktualë të bashkive nuk do t’i nënshtrohen fazës paraprake të seleksionimit, por do të konsiderohen automatikisht të kualifikuar për fazat e mëtejshme.

I. Nisja e procesit dhe mënyra e evidentimit të kandidaturave
• Nis procesi i mbledhjes së propozimeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.
• Degët e PD-së duhet të marrin mendime nga anëtarësia dhe strukturat (sipas Nenit 12, pika 1 të Statutit).
• Përveç propozimeve politike nga strukturat, do të ketë një dialog të hapur me mbështetësit, komunitetin, botën akademike, studentët, shoqërinë civile, profesionistët e lirë, sipërmarrësit, të përndjekurit politikë, pronarët dhe OJQ-të.
• Në bashkitë ku harta territoriale ka ndryshuar (pas shkrirjes së 15 bashkive), do të ketë konsultime të posaçme me banorët e njësive të shkrira për të garantuar përfaqësim dinjitoz.
• Deputetët dhe kryetarët e bashkive në detyrë nuk i nënshtrohen procesit paraprak të seleksionimit; ata konsiderohen të kualifikuar drejtpërdrejt.

II. Profili dhe kriteret për kandidatët
Kandidatët duhet të gëzojnë integritet të lartë moral e profesional dhe të plotësojnë këto kushte:
1. Pazgjedhshmëria: Të mos jenë në kushtet e pazgjedhshmërisë sipas Ligjit nr. 138/2015 (“Për dekriminalizimin”).
2. Kufizimet e të kaluarës: Deri më 02.07.1991, të mos kenë qenë anëtarë të Byrosë Politike, Komitetit Qendror të PPSH-së, Presidiumit, ish-Sigurimit të Shtetit, hetues, prokurorë apo gjyqtarë në procese politike, etj.
3. Aktivizmi: Të jenë aktivë në mbrojtjen e interesit publik dhe vlerave të PDSH-së.
4. Kontributi: Të kenë kontribuar në fushatat e PD-së ose në kauza publike e qytetare.
5. Arsimi: Të ketë të kryer arsimin e lartë.
6. Masat disiplinore: Të mos kenë masa disiplinore në fuqi për shkelje të Statutit ose Etikës së PDSH-së.

 

 

III. Dokumentacioni dhe procedura e verifikimit
Kandidatët e propozuar/vetëpropozuar duhet të dorëzojnë pranë Sekretariatit Organizativ dhe të Burimeve Njerëzore:
• Kërkesë formale shprehje vullneti.
• CV të përditësuar.
• Formularin e vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës (sipas KQZ).
• Vetëdeklarim për mospjesëmarrje në strukturat e diktaturës (sipas pikës II.2.b).
• Vetëdeklarim për mungesë masash disiplinore (për anëtarët e PD).
• Komisioni i Seleksionimit të Kandidaturave (KSK): Vlerëson kushtet brenda 15 ditëve dhe i rekomandon Kryesisë së PDSH-së listën e miratuar.

IV. Rregullat organizative dhe konflikti i interesit
• Nëse kryetari ose sekretari i degës kandidon, detyrat e tij ushtrohen nga nënkryetari.
• Degët bashkërendojnë punën në bashkitë që mbulohen nga disa degë.
• Drejtuesit e partisë duhet të garantojnë një proces të lirë, të ndershëm, asnjanës dhe të barabartë për çdo kandidaturë.

V. Afatet dhe dispozita të fundit
• Afati i fundit: Procesi i mbledhjes së propozimeve duhet të përfundojë brenda datës 30.11.2026.
• Propozimet dërgohen në formë shkresore dhe elektronike.
• Shkelja e rregullave sjell pasoja disiplinore.
• Udhëzimi hyn në fuqi menjëherë.

 

Advertisement