✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

“Lu’ftoi” i vetëm përballë 6 efektivëve/ Lirohet Klevin Metaj, lihet në detyrim paraqitje

Studenti Klevin Metaj, i arrestuar gjatë ditëve të para të protestës studentore në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës, është liruar nga masa e arrestit në shtëpi. Gjykata e Apelit ka pranuar ankimin e mbrojtjes, duke ndryshuar masën e sigurisë dhe duke vendosur që studenti të paraqitet një herë në muaj pranë organit përkatës.

Metaj, djali i gazetares së News24, Brikena Metaj, ishte lënë më herët në arrest shtëpie nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel ai u përfaqësua nga avokatët Gentian Sejrani dhe Taulant Asllanaj.

Lajmin e bëri të ditur avokati Sejrani, i cili njoftoi gjithashtu se është regjistruar kallëzimi penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit. Kallëzimi lidhet me pretendimet e mbrojtjes për trajtim degradues dhe çnjerëzor ndaj studentit gjatë shoqërimit dhe ndalimit të tij.

Ndërsa masa e sigurisë ndaj Metajt është lehtësuar, çështja ndaj efektivëve të policisë do të vijojë në rrugë ligjore, përmes kallëzimit të regjistruar.

Advertisement