✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

E moshuara përplaset nga makina, 78-vjeçarja dërgohet në spital

Një 78-vjeçare është aksidentuar pasditen e sotme në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë. E moshuara është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 30-vjeçar me inicialet N. P.

Pas aksidentit, 78-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia ka nisur procedurat për drejtuesin e automjetit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Advertisement